Për shkak të asistencës sociale, babë e bir kanosin kryetarin e Kllokoit

Kosova

Për shkak të asistencës sociale, babë e bir kanosin kryetarin e Kllokoit

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 14:20
Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme, kryetari i Komunës së Kllokotit Bozidar Dejanovic ka raportuar se me datën 3 dhjetor është kanosur verbalisht nga dy persona të dyshuar S. J. dhe Z. J. (babë e bir), që të dy nga fshati Grncar i Kllokotit.

“Bazuar në informacionet e siguruara, arsyeja për sulmin verbal dhe kërcënimet ndaj kryetarit të Komunës dyshohet se kanë ndodhur pasi i dyshuari S. J. është larguar nga lista e marrjes së asistencës sociale përmes Komunës së Kllokotit. Gjatë trajtimit të rastit nga njësitet policore është dyshuar se njëri nga personat e përfshirë në këtë rast (S. J.) dyshohet se ka qenë nën ndikim të alkoolit”, thuhet në njoftimin për media.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni njësitet relevante policore kanë ndërmarrë veprimet operative për hetimin e rastit dhe intervistimin e personave të dyshuar të përfshirë në këtë rast.

Polica pohon se të gjitha veprimet e tyre lidhur me rastin janë ndërmarrë konform autorizimeve ligjore dhe në konsultim me prokurorin kompetent është iniciuar rasti ‘kanosje’, me vendim të së cilit rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat