Haradinaj nga Plemetini: Kosova është shtëpia e të gjithëve

Kosova

Haradinaj nga Plemetini: Kosova është shtëpia e të gjithëve

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 14:36
Ramush Haradinaj

Sot në fshatin Plemetin të Obiliqit kanë nisur punimet për shtrimin e rrugës "Sitnica".

Në nisjen e këtyre punimeve ka marrë pjesë kryeministri Ramush Haradinaj, nënkryetari për komunitete në komunën e Obiliqit, Sllavisha Jakovljeviq dhe kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se shembulli i bashkëjetesës në Plemetin duhet vlerësuar pozitivisht, si dhe tutje shtoi se tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk janë të drejtuara kundër komunitetit serb në vend.

Haradinaj: Kosova është shtëpia e të gjithë neve

“Kosova është shtëpia e të gjithë neve që jetojmë këtu dhe të gjithë jemi në shtëpi dhe tensionet politike Prishtinë-Beograd nuk janë të drejtuara kundër popullit serb dhe kemi qenë shumë të kujdesshëm që të gjitha nevojat humanitare dhe të tjera, edhe për kishën dhe për shumë të tjera gjithmonë të jemi të mirëkuptueshëm që do të thotë që këto masa të mos dëmtojnë direkt qytetarët që jetojnë këtu, por do të zgjidhen në dialog dhe ne duhet të vazhdojmë jetën së bashku”, tha Haradinaj.

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi tha se ky projekt kushton 230 mijë euro.

Gashi: Ky projekt arrin shumën e 230 mijë eurove

“Projekti është  diku rreth 230 mijë euro, faktikisht rruga e lidh me urën që e kemi pasur, e kemi realizuar, projekti këtë vit është i Ministrisë së Infrastrukturës, pastaj vazhdon nga Plemetini, prej urë deri në Amidi, Palaj, Shipitullë, është prapë projekt i Ministrisë së Infrastrukturës, dy vjeçar... ka edhe telash në këtë drejtim, po bëjmë përpjekje edhe në këtë drejtim të bëjmë zgjidhje”, është shprehur Gashi.

Nënkryetari për komunitete Jakovljeviq u shpreh se banorët e Plemetinit, serbë dhe shqiptarë nuk kanë pasur kurrë probleme.

Jakovljeviq: Banorët e Plemetinit nuk kanë pasur asnjëherë probleme

“Në Plementin shqiptarët, serbët jetojnë që kur ekziston fshati dhe kurrë nuk kemi pasur problem dhe siç shihni ndikojmë që qytetarët të veprojnë pozitivisht sa i përket vetë sistemit të shoqërisë”, ka thënë Jakovljeviq.

Ai ka shprehur besimin se në bisedimet Kosovë-Serbi do të gjendet kompromis për zgjidhjen e problemeve.

I kënaqur me këtë projekt është edhe Boban Bozhiq, banor i Plemetinit.  Sipas tij, qeverisja në Obiliq është shembull.

Bozhiq:  Qeverisja në Obiliq, është shembull në Kosovë

“ Unë jam i bindjes që problemet dhe telashet para këtyre dy zotërive u dorëzun dhe u tërhjeken. Shërbimet që i bënë komuna e Obiliqit, unë mendoj që asnjë komunë në Kosovë, nuk i kryn më të shpejta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat