Problemet me energjinë elektrike e çojnë Haradinajn në KEK - Bota Sot
Problemet me energjinë elektrike e çojnë Haradinajn në KEK

Kosova

Problemet me energjinë elektrike e çojnë Haradinajn në KEK

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 08:15
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj

Kjo vizitë e Haradinajt në KEK vjen në kohën kur Kosova ka pasë probleme të theksuara në sektorin e energjisë.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, sot në orën 9:00 do të zhvillojë një vizitë punë në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Kjo vizitë e Haradinajt në KEK vjen në kohën kur Kosova ka pasë probleme të theksuara në sektorin e energjisë.

Shefi i Qeverisë ditë më parë ka zhvilluar një takim pune me përfaqësuesit e KEK-ut, KEDS-it, ZRRE-së dhe KOSTT-it, ku ka kërkuar zgjidhje të menjëhershme që të sigurohet stabilitet në furnizim me energji elektrike.

Haradinaj ka qenë shumë kritik ndaj reduktimeve të energjisë elektrike duke thënë se ato janë të papranueshme dhe nuk do të tolerohen, sidomos tani gjatë periudhës së dimrit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...