Shumë krime serbe në Podujevë ende të pandriçuara

Kosova

Shumë krime serbe në Podujevë ende të pandriçuara

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 22:25
Foto ilustrim

Trupi i babit të tij ishte tërësisht i djegur. Xhelil Ajvazi arriti të identifkojë atë përmes disa dokumenteve që i kishin mbetur pa shkrumbuar.

Bashkë me babain e tij Xhafer Ajvazin në masakrën e Lepajës në Podujevë ishin djegur edhe katër persona të tjerë.

Njëzet vitë më vonë, Ajvazi rrëfen për T7 se si e gjeti babain e tij.

E në vendin ku u dogjën për së gjalli i pari mëbrriti Hazir Rakaliu, banor i fshatit.

Ai thotë të jetë tronditur nga pamja e trupave të dy kufomave që ishin djegur pothuajse tërësisht.

Haziri thotë se nuk do të harrojë kurrë këtë ngjarje.

Xhafer Ajvazi që e humbi babain në këtë masakër në Podujevë, thotë të mos jetë bërë shumë në gjetjen e kryesve të masakrës.

Se është bërë pak për identifikimin e krimeve serbe e thotë edhe Fadil Mulliqi nga OVL e UÇK-së në Podujevë.

Mulliqi që ishte plagusur katër herë gjatë luftës, akuzat për krime lufte ndaj ish-ushtarëvë të UCK-së i quan politike.

Invalidi i luftës thotë se akuzat për transplantim të organeve i cilëson si qesharake.

Mulliqi nuk e përjashton mundësinë e protestave kundër ftesës së ish-komandantit të Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafës.

Gjatë luftës së fundit, në Podujevë janë vrarë 452 civil shqiptarë e 36 të tjerë figurojnë ende si të zhdukur.

E rajoni i Llapit të cilin e udhëhiqte komandant Remi dha edhe 276 dëshmorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat