Aksion pastrimi në Malishevë

Kosova

Aksion pastrimi në Malishevë

Nga: N.H Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 17:27
Malishevë

Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” nesër [E diel, 9 dhjetor 2018] do të organizohet aksion pastrimi në lagjen “Matoshi” të Komunës së Malishevës.

Aksioni fillon në ora 11:00, ndërsa përveç ekipit të Let’s Do It, merr pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe zyrtarë tjerë komunal, përfaqësues nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe vullnetarë të tjerë.

Vendtakimi i vullnetarëve do të bëhet para orës 11:00 te objekti i Komunës së Malishevës, për të vazhduar pastaj te lokacioni që do të pastrohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat