Dhurata Hoxha: Të bashkuar kundër korrupsionit

Kosova

Dhurata Hoxha: Të bashkuar kundër korrupsionit

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 13:24
Dhurata Hoxha

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka përçuar mesazhin global për luftimin e korrupsionit, në Ditën Botërore kundër korrupsionit.

Në një postim në Facebook, Hoxha ka thënë se nuk mund të shënohen suksese në asnjë lëmi në qoftë mungon suksesi në luftimin e korrupsionit.

Ajo ka shkruar “Të bashkuar kundër korrupsionit. Për zhvillim, paqe dhe siguri!”

Postimi i ministres:

Dita Botërore kundër korrupsionit, na rikujton detyrimin madhor që të ndërmarrim veprime dhe të nxisim luftimin e korrupsionit, në të gjitha nivelet dhe në të gjitha mënyrat që shfaqet ai.

Vendi ynë, nuk mund të shënoj suksese në cilëndo lëmi, as në proceset integruese dhe reformat gjithëpërfshirëse, nëse nuk kemi sukses kundër korrupsionit, kudo që shfaqet. Andaj, i bashkohemi mesazhit global - Të bashkuar kundër korrupsionit. Për zhvillim, paqe dhe siguri!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat