MI: Rrugët e Kosovës, të kalueshme

Kosova

MI: Rrugët e Kosovës, të kalueshme

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 10:13
Foto ilustrim

Pas reshjeve të lehta të borës, Ministria e Infrastrukturës njofton se të gjitha rrugët në mbarë vendin janë të kalueshme, ndërsa ekipet janë në teren, të gatshme për të intervenuar në rast nevoje.

“Lusim pjesëmarrësit në komunikacion që të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes dhe të mos dalin në qarkullim pa pajisje dimërore”, thuhet në apelin e MI-së.

MI ka rikujtuar se aksi rrugor Kaçanik – Hani i Elezit, po qëndron i mbyllur nga e premtja, për shkak të punimeve në urën 407 të autostradës “Arbën Xhaferi”, dhe jo si pasojë e reshjeve të borës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat