Kryetari Haliti me bashkëpunëtor vizitoi punimet në ndërtimin e shkollës së re në Pozharan dhe të urësmbi lumin ” Morava” në Viti

Kosova

Kryetari Haliti me bashkëpunëtor vizitoi punimet në ndërtimin e shkollës së re në Pozharan dhe të urësmbi lumin ” Morava” në Viti

Nga: Aziz Zuka Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 17:12
Foto nga punët që po bëhën në këto dy objekte në Pozharan dhe Viti

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira dhe Drejtoresha e Arsimit, Fatbardha Emini kanë vizituar  punimet që po zhvillohen në ndërtimin e objektit të ri të shkollës në Pozharan si dhe të ndërtimit të urës afër shkollave të mesme në Viti.

 Realizimi i këtyre dy projekteve është mirëpritur nga qytetarët të cilët falënderuan kryetarin Haliti për përkushtimin e tij në të mirën e të gjithë qytetarëve. E kryetari  Haliti, tha se të jetë i knaqur aktualisht me intensitetin  e punëve që po bëhën /edhe përkundër motit jo të mirë për të punuar/ veqmas në ndërtimin e objektit të shkollës në Pozharan, pasi që operatori është duke u angazhuar me të madhe që ky objekt të përfundoj në afatin e paraparë  dhe se është i bindur se kjo shkollë e re do të jetë gati në muajin shtator të vitit të ardhshëm, kur edhe vitin e ri shkollor nxënësit pozharanas do ta nisin në objektin e ri.  

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat