Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka nënshkruar urdhëresën për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike, njofton komuna.
“Pika 1 e urdhëresës thotë se ndalohet përdorimi i produkteve piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe. Kurse pika 2 thotë se ndalesa sipas pikës 1 të urdhëresës vlen për periudhën prej datës 15 Dhjetor 2018 deri m e 15 Janar 2018”, theksohet në komunikatën dërguar mediave nga Komuna e Rahovecit.
Bazuar në piken 3 të urdhëresës thuhet se personat të cilët bijnë në kundërvajtje me dispozitat e urdhëresës do të ndëshkohen me gjobë në shumën prej 100 euro.