Mundësi bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë në fushën e dixhitalizimit

Kosova

Mundësi bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë në fushën e dixhitalizimit

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 13:11
Në kuadër të vizitës zyrtare dhe takimeve të shumta në Slloveni, ministri i Inovacionit Besim Beqaj ka takuar sot ministrin e Administratës Publike të Sllovenisë, Rudi Medved.

Në kuadër të vizitës zyrtare dhe takimeve të shumta në Slloveni, ministri i Inovacionit Besim Beqaj ka takuar sot ministrin e Administratës Publike të Sllovenisë, Rudi Medved.

Tema kryesore të takimit ishin: mundësia e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Sllovenisë në fushën e dixhitalizimit të administratës dhe ekonomisë, dhe bashkëpunimi në ndërtimin e kapaciteteve të prodhuesve kosovarë për të qenë partnerë dhe konkurrues në tregjet ndërkombëtare përmes qasjes së përbashkët në hulumtim, ndërmarrësi inovative, ndërkombëtarizim të ekonomisë.

“Sllovenia është një nga shtetet lidere në Evropë për inovacion dhe dixhitalizim, fakt ky shumë i rëndësishëm për të përfituar nga ekspertiza dhe përvojat më të mira sllovene”, ka thënë me këtë rast ministri Beqaj, sipas kumtesës për media.

Ai ka thënë po ashtu se, marrëdhëniet e shkëlqyera ndërshtetërore do të forcohen me vazhdim të bashkëpunimit të fuqishëm në fushën e dixhitalizimit të administratës shtetërore dhe ekonomisë, ngritjen e kapaciteteve njerëzore, qasjen e përbashkët në tregjet e treta dhe asistencë profesionale teknike në përfitimin nga programet e finaicmit të BE-së.

Gjatë qëndrimit në Slloveni, ministri Beqaj do të ketë takime edhe me udhëheqësit e Tech Parkut të Lubjanës dhe me drejtuesit e Odës Ekonomike dhe të Industrisë së Sllovenisë, me qëllim të marrjes së ekspertizës slloven në funksionimin e qendrave të inovacionit, si dhe bashkëpunimi në  ndërtimin e kapaciteteve të prodhuesve kosovar për të qenë partner dhe konkurrues në tregjet ndërkombëtare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat