Punëtorët e Pallatit të Rinisë marrin premtim për paga, shtyjnë protestën

Kosova

Punëtorët e Pallatit të Rinisë marrin premtim për paga, shtyjnë protestën

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 12:06
Protesta te Pallati i Rinisë

(E plotësuar) - Punëtorët e Pallatit të Rinisë kanë marrë premtim nga përfaqësuesit e Komunës së Prishtinës se pagat do t’i marrin brenda dy ditëve.

Për këtë arsye protesta e paraparë për sot në orën 12:00, është shtyrë për një ditë tjetër.

Kështu tha kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, Enver Muriqi. Ai deklaroi se shtyrja e protestës u bë pasi  takuan zyrtarët e Komunës më të cilët u arrit një marrëveshje që brenda këtyre dy-tri ditësh do të bëhet edhe ekzekutimi i pagave të pa kryera. 

Muriqi: Pagat brenda dy ditëve 

“Pas shumë përpjekjeve që ju kemi dhënë mundësinë për me arrit një marrëveshje, për mi realizuar pagat tona, veç ka hy muaji i katërt ku s’kemi paga. Punëtorët e “Pallatit të Rinisë” kanë pas me qëllim për me dal në protestë edhe me filluar edhe nesër e pasnesër me vazhduar deri në realizimin e pagave. Por sot, një takim të cilin e patëm me përfaqësues të komunës, edhe me përfaqësuesit e kreditorëve, u arrit një marrëveshje ndërkohë në mes tyre që do të realizohen brenda këtyre dy ditëve pagat”, tha Muriqi

Muriqi tutje ka folur edhe për procesin gjyqësor që është zhvilluar ndaj Pallatit të Rinisë dhe Sporteve . 

Muriqi: Punëtorët po dënohen padrejtësisht 

“Arsyeja e pagave është se t’gjithë e dini faktin se fatkeqësia që ka ndodhë ndaj Pallatit të Rinisë, ai procesi gjyqësor që është zhvilluar ndaj pallatit, Pallati në një mënyrë është dënuar, mendoj padrejtësisht, për fatkeqësinë që i ka ndodhë pallatit, me ju pagu dëmet atyre afaristëve të cilët kanë qenë me depon poshtë. Ndërsa më të pafajshmit jemi na punëtorët, pse neve me na u ndal parët kur objekti është denu, e jo punëtorët t’dënohen me paga të ndalura”, shtoi Muriqi

Punëtorët e kishin thirrur këtë protestë për të shprehur shqetësimin për  mos ekzekutimin e pagave të tyre qe tre muaj.

***

Është shtyrë për një ditë tjetër protesta e punëtorëve të NTP “Pallati i Rinisë”, protestë e cila ishte e paraparë për sot në orën 12:00.

Kështu ka thënë kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Pallatit të Rinisë, Enver Muriqi.

Muriqi në një prononcim para mediave tha se pasi patën takim me zyrtarë të Komunës kanë arritur një marrëveshje me kushtëzim se nëse nuk plotësohet kërkesa e tyre ata do të dalin përsëri në protestë pas dy-tri dite.

Kjo protestë ishte thirrur për t’i shprehur shqetësimet mos marrjen e pagave që tre muaj më radhë.

***

Punëtorët e NTP “Pallati i Rinisë” mbajnë një protestë, përmes së cilës do t’i shprehin shqetësimet dhe pakënaqësitë e tyre për mos marrjen e pagave që tre muaj më radhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat