ORCA reagon ndaj kërcënimeve në Parlamentin Studentor

Kosova

ORCA reagon ndaj kërcënimeve në Parlamentin Studentor

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 12:16
ORCA ka shprehur shqetësim pas publikimit në medie të kërcënimeve ndaj studentëve të Parlamentit Studentor nga Arian Janova

Përmes një njoftimi për media, ORCA ka shprehur shqetësim pas publikimit në medie të kërcënimeve ndaj studentëve të Parlamentit Studentor nga Arian Janova, i cili ishte dënuar nga gjykata e shkallës së parë për shitje notash në UP.

“ORCA është e indinjiuar me faktin edhe pas shfaqjes së dëshmive të pakontestueshme në publik se personi në fjalë është përfshirë në afera të ndryshme që kanë çuar në dënimin e tij kohë më parë, ai vazhdon të pritet nga anëtarë të caktuar të Këshillit Drejtues, Rektorati, Dekanët në takime formale e joformale. Publikimi thirrjeve telefonike kërcënuese ndaj studentëve, forcojnë edhe njëherë bindjen tonë se ai po mundohet të rikrijojë rrjetin e tij të ndikimit pas një pushimi deri në përfundimin e rastit të tij gjyqësor”, thuhet në njoftim.

ORCA kërkon nga Rektorati që të merren masa urgjente për parandalimin e shtrirjes së ndikimit nga persona të tillë dhe kërkon ndërprerjen e menjëhershme të takimeve të zyrtarëve të UP-së me persona të tillë.

Me këtë rast ORCA i bën thirrje organizatave studentore që ta bojkotojnë bashkëpunimin me këtë person dhe personat që janë të lidhur me të.

Janjova ishte liruar nga gjykata e apelit me pretekstin se lënda nuk ka qenë e plotë meqë prokurori nuk e kishte paraqitur rrjetin e kryerjes së krimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat