Pas shqetësimeve nga banorët, Lladrovci ndërpret punimet për asfaltimin e një rruge

Kosova

Pas shqetësimeve nga banorët, Lladrovci ndërpret punimet për asfaltimin e një rruge

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 09:42
Ramiz Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, pas shqetësimeve të pranuara nga ana e banorëve të fshatit Kishnarekë si dhe vlerësimit të drejtorisë së Urbanizmit se punimet nuk janë duke shkuar sipas para masës, ka dhënë urdhër të ndërpriten punimet për asfaltimin e rrugës në këtë fshat, deri sa të përgatitet baza sipas para masës për asfaltim.

Sipas kumtesës për media, Kompania e kontraktuar nga ana e Komunës, nuk kishte kryer punimet sipas planifikimit të kontratës së nënshkruar dhe nuk i kishte evituar demet e shkaktuara nga shtrirja e kabllove nëntokësore i cili njëkohësisht ka ndikuar drejtpërdrejt ne këto pengesa.

Image

Kryetari Lladrovci ka thënë se do t’i bëhet vërejtje kompanisë për mos respektimin e kontratës dhe afateve dhe u ka bërë apel të gjitha kompanive që kanë nënshkruar kontratë me Komunë e Drenasit që t’i përmbahen asaj dhe t’i kryejnë punimet sipas para masës, të kundërtën do të merren masa ndaj tyre.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat