Austria mbështet Kosovën në fushën e sigurisë

Kosova

Austria mbështet Kosovën në fushën e sigurisë

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 14:29
Ekrem Mustafa dhe Gernot Pfandler

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, priti sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, me të cilin diskutoi për rëndësinë e forcimit të sundimit të rendit dhe ligjit me qëllim të luftimit të krimit të organizuar.

Me këtë rast, ministri Mustafa falënderoi ambasadorin austriak për mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë për Republikën e Kosovës, veçanërisht për kontributin që kanë dhënë në kuadër të Presidencës së radhës së BE-së, për forcimin e bashkëpunimit rajonal në forcimin e rendit dhe ligjit.

Ndërsa ambasadori Pfandler theksoi se Qeveria e Austrisë do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën në të gjitha sferat e interesit të përbashkët, veçanërisht me institucionet e sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat