Kanë vazhduar tubimet me qytetarë për projektin e rindërtimit të kadastrit

Kosova

Kanë vazhduar tubimet me qytetarë për projektin e rindërtimit të kadastrit

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 17:50
Dy foto nga këto tubime

Në fshatin Sadovinë e Jerlive dhe Sllatinë e Poshtme janë mbajtur diskutimet publik me banorët e fshatrave: Sadovinë e Jerlive, Sllatinë e Epërme dhe Sllatinë e Poshtme pasi këto fshatra të fundit përfshihen në një zonë kadastrale.

Gjatë këtij takimi banorët e këtyre lokaliteteve janë informuar mbi projektin e rindërtim të kadastrit. Përndryshe këto diskutime publike me banorët e këtyre lokaliteteve kanë karakter informues mbi procesin dhe përfitimet e rindërtimit të informacioneve kadastrale.

Kurse qëllimi i projektit vlerësohet jetë harmonizimi i gjendjes faktike të pronave në terren me atë të në regjistrat kadastral, ndërsa përfitimet cilësohen të jenë të shumta, duke filluar prej incizimit të gjendjes faktike e të gjitha njësive kadastrale. Kurse në këto takime ka marrë pjesë edhe Majlinda Ostrogllava, Drejtoresh e Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë me bashkëpunëtorët në këtë drejtori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat