Thaçi: Ushtria do të ketë aleancë me NATO-n

Kosova

Thaçi: Ushtria do të ketë aleancë me NATO-n

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 12:54
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi pas votimit të ushtrisë nga ana e deputetëve në Kuvendin e Kosovës, ka deklaruar se ushtria e tani formuar do të punoi me gjithë aleatët e shtetit të Kosovës.

Sipas tij, ushtria e Kosovës është një e arritur e të gjithëve.

Thaçi: Ushtria e Kosovës do të ketë aleancë me NATO-n

“Do të punojmë me gjithë aleatët tanë, për ne nuk është me rëndësi numri dhe vendimi. Për ne është me rëndësi aleanca që ushtria e Kosovës e ka dhe do të ketë, e ajo është NATO”, tha ai.

Ndër të tjera, presidenti foli edhe për marrëveshjen finale me Serbinë, ku tha se me anë të dialogut një herë e përgjithmonë do të largoi këtë të fundit nga Kosova.

Thaçi: Për ne është me rëndësi aleanca me NATO-n

“Dialogu Kosovë-Serbi do të sjell marrëveshjen finale, njëherë e përgjithmonë do të largoj Serbinë nga Kosova. Do të sjell njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatën e OKB-së... angazhimi në agjendën tonë shtetërore, që është perspektiva evropiane, euroatlantike dhe e theksoj edhe një herë, domosdoshmëria që të arrihet marrëveshja paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbinë”, ka thënë presidenti, Thaçi, i cili njëherësh është dhe komandant suprem i ushtrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat