Veseli: Sot është një ditë e madhe për Kosovën

Kosova

Veseli: Sot është një ditë e madhe për Kosovën

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 12:55
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se sot është një ditë e madhe për Kosovën. Pas votimit të ligjeve për ushtrinë ai tha se kanë krijuar, ushtrinë e partneritetit me NATO-n, ShBA-të dhe me vendet perëndimore.

Veseli tha Kosova po bëhet nga një shoqëri konsumuese e paqes në një shoqëri e cila do të kontribuojë në paqe në botë përmes ushtrisë së vet.

Veseli: Ushtria e Kosovës do të jetë ushtri e partneritetit

“Ushtria e Kosovës do të jetë ushtri e partneritetit, tani më na presin detyra të reja të një transformimi të Forcës së Sigurisë së Kosovës në një ushtri e cila do të jetë edhe më profesionale, e cila do të jetë edhe më e përgatitur ta mbrojë Kosovën, t’i mbrojë qytetarët e Kosovës, të mbrojë fqinjësinë e mirë. Por, edhe të jetë një garancë e partneritetit me të gjitha vendet e NATO-së, Kosova po bëhet nga një shoqëri konsumuese e paqes në një shoqëri e cila do të kontribuojë në paqe në botë përmes ushtrisë së vet. Jemi shumë krenar në këtë ditë, e dimë që kemi edhe shumë punë për të bërë për vetë faktin se ky proces fillon nga dita e sotme, është vendim i madh dhe historik, por punët e mëdha na presin për këto vite të cilat janë të transformimit dhe të modernizimit të ushtrisë sonë e cila do të jetë një ushtri e pajisur moderne, ushtarake, e cila do të jetë një ushtri e përgatitur profesionalisht me standardet më të larta të NATO-s e cila do të jetë një ushtri e NATO-s”, tha ai. Kreu i Kuvendit u shpreh se ushtria e Kosovës është multietnike, ku ai tha se është e shqiptarëve, e serbëve, e turqve, e goranëve, e romëve, e ashkalinjve, e egjiptianëve, e malazezëve, e kroatëve, e të gjithë qytetarëve që jetojnë në Republikën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat