Pas votimit të ushtrisë LDK bën homazhe te varri i Rugovës dhe Krasniqit

Kosova

Pas votimit të ushtrisë LDK bën homazhe te varri i Rugovës dhe Krasniqit

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 13:06
Pamje nga homazhet

Pas votimit në Kuvendin e Kosovës të tri projektligjeve që i hapin rrugë themelimit të ushtrisë, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka bërë homazhe tek varri i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova dhe ministrit të parë të Mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi.

Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Ismet Beqiri, deklaroi se kjo vizitë po bëhet me qëllim të nderimit për figurën e presidentit Rugova, kontributi i të cilit, sipas tij  është i jashtëzakonshëm për ndërtimin e shtetit.

Beqiri: Ibrahim Rugova ishte komandant suprem i ushtrisë së Kosovës 

“Sot është një ditë e veçantë për qytetarët e Kosovës, dhe jo vetëm të Kosovës, për shqiptarët, dhe jo vetëm shqiptarët, sepse Kuvendi i Kosovës  miratoi tri projektligje, tashme ligje, për formimin e ushtrisë së Kosovës. Ne jemi sot këtu për të bërë nderim dhe respekt për Presidentin historik, kontributi i të cilit është i jashtëzakonshëm në këtë që ne sot po gëzojmë  edhe si shtet, po edhe për këtë ushtri sepse presidenti Rugova, Lidhja Demokratike e Kosovës, ushtarët e Ushtrisë  Çlirimtare të Kosovës, të gjithë së bashku që nga vitet e 90-ta bënë të mundur që ne të gzojmë këtë që sot po e gëzojmë. Ai ishte komandant suprem i ushtrisë së Kosovës”, tha Beqiri.

LDK bëri homazhe edhe te varri i ish ministrit të Mbrojtjes Ahmet Krasniqi.

Sipas Beqirit Krasniqi ka dhënë kontribut të madh për liri dhe pavarësi.

Beqiri: Ahmet Krasniqi, një njeri i veçantë i ushtrisë së Kosovës 

“Ne si Lidhje Demokratike e Kosovës bëmë homazhe dhe shprehëm respektin dhe falënderimin tonë të madh për një njeri po ashtu të veçantë për ushtrinë e Kosovës, një njeri meritor siç ka qenë koloneli, gjegjësisht ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ahmet Krasniqi’, tha Beqiri.

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa nëpërmjet rrjetit social Facebook ka uruar për formimin e ushtrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat