Kur priten reshje intensive të borës në Kosovë, tregon Tahirsylaj - Bota Sot
Kur priten reshje intensive të borës në Kosovë, tregon Tahirsylaj

Kosova

Kur priten reshje intensive të borës në Kosovë, tregon Tahirsylaj

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 15:08
Foto ilustrim

Eksperti i meteorologjisë si dhe profesori universitar, Sylë Tahirsylaj, ka thënë se vendi do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore me veti të ndryshme fizike.

Tahirsylaj tha se këto masa janë vazhdimësi e rrymimeve ajrore që vijnë nga pjesa verilindore e rajonit.

“Janë masa të ftohta, kanë hasur në masa të nxehta që kanë qenë nga Afrika veriore që për këtë stinë janë rritur pak temperaturat, mandej në shkallën e kondensimit do të shkaktoj reshje të shiut dhe borës.  Fillimisht do të ketë reshje të shiut dhe ulje të temperaturave”, ka thënë ai.

Sipas tij, që nga dita e nesërme temperaturat do të luhaten ku si pasoj do të ketë reshje shiu dhe bore.

“Minimalja do të jetë nga minus 1 deri minus 5 në vendet kodrinore-malore, ndërsa ato më të lartat ditore do të shkojnë deri në plus 5 gradë celsius në ultësira, ndërsa në vendet kodrinore-malore plus 1 deri në 3 gradë celsius. Do të ketë erë nga ana e veriut dhe veri-lindjes me shpejtësi 1-8 m/s. Kjo situatë do të shkaktoj dhe ngricat, në orët e para të ditës që paraqet një problem për qarkullimin  e mjeteve të komunikacionit që duhet të kenë kujdes vozitësit dhe ti përshtaten kushteve atmosferike në shpejtësinë e tyre”, theksoi Tahirsylaj.

Eksperti i meteorologjisë po ashtu tha së javën e ardhshme do të ketë reshje të borës me intensitet të ndryshëm.

“Jemi duke shkuar nga stina e dimrit  dhe të martën e javës së ardhshme dhe të premten do të ketë reshje bore me intensitet të ndryshëm. Në vendet e ulëta lartësia e borës mund të shkoj deri 10 cm ndërsa në vendet kodrinore malore deri 20 cm”, tha ndër të tjera Sylë Tahirsylaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...