Fshatrat e Therandës dhe Fushë Kosova gjatë tërë ditës pa energji elektrike

Kosova

Fshatrat e Therandës dhe Fushë Kosova gjatë tërë ditës pa energji elektrike

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Shumica e fshatrave të Therandës gjatë tërë ditës së sotme kanë qenë pa energji elektrike.

Qytetarë të kësaj ane kanë thënë për media kjo nuk është hera e parë, pasi në çdo vikend po ndodh e njëjta gjë, duke mbetur pa energji elektrike në këto ditë të ftohta dimri.

Sipas qytetarëve, pa energji elektrike gjatë ditës së sotme ka qenë edhe një pjesë e Fushë Kosovës qysh në orët e mëngjesit, e vazhdon të mos ketë ende rrymë.

Kjo gjë po u sjellë probleme të mëdha edhe për shkak të ngrohjes.

Ndryshe duhet cekur se në njoftimin nga KEDS, nuk është paralajmëruar ndalja e rrymës në këto dy vende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat