Rruga që çon në fshatin Vllasali është bërë e pakalueshme, banorët ankohen se nuk u përgjigjet komuna

Kosova

Rruga që çon në fshatin Vllasali është bërë e pakalueshme, banorët ankohen se nuk u përgjigjet komuna

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 21:43
Rruga, Vllasali

Bora që ka rënë këto ditë në Kosovë, ka bërë që shumë rrugë, sidomos në pjesët rurale të bëhen të pakalueshme.

Në komunën e Novobërdës, përkatësisht rruga që çon në fshatin Vllasali, është bërë e pakalueshme për banorët.

Bora e fundit që ka rënë, ka vështirësuar kalimin.

Banorët e kësaj komune janë ankuar, pasi thonë që përkundër thirrjeve nga ana e tyre për pastrimin e rrugës, komuna nuk ka shprehur interesim për pastrimin e rrugës.

Ata thonë se edhe pse dimër ka turistë që vizitojnë Kalanë e Novobërdës, e bukuri të tjera natyrore.

Një lexues ka dërguar fotografi të një veture e cila ka thënë se është e disa turistëve dhe si pasojë e borës ka rënë poshtë rrugës.

Bajram Vllasaliu, banor i fshatit Vllasali, ka thënë se ai me disa banorë të tjerë me mjete vetanake u kanë dalë në ndihmë turistëve duke e nxjerrë veturën nga gremina.

” Ne me mjete tona, çka kemi pasur mundësi kemi dalë dhe i kemi ndihmuar turistëve. Gjendja e rrugës është e keqe, sepse ka borë shumë dhe vështirë me kalu. Kemi thirr disa herë komunën e Novobërdës, nuk na kanë lajmëru, gjithashtu edhe zjarrfikëset, por ata na kanë thënë se një kamion që e kemi, është prishur”, ka thënë Bajrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat