Votohet projektligji për punëtorët e arsimit të viteve të 90-ta

Kosova

Votohet projektligji për punëtorët e arsimit të viteve të 90-ta

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 14:21
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi e ka proceduar në lexim të dytë projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99.

Projektligji është votuar me një ndryshim të propozuar nga Ministria e Financave ku në nenin 7 të projektligjit pjesa "mbi pensionin bazë" është zëvendësuar me "pensioni që përfiton".

Përfaqësuesja e Ministrisë së Financave, Mevlyde Shamolli ka sqaruar se ndryshimi duhet të bëhet ngase ka shumë skema pensionale dhe nëse mbetet siç ka qenë, mund të ketë keqinterpretime.

Gjatë kësaj mbledhje ka qenë e paraparë që të raportojë edhe bordi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim por është shtyrë për të premten meqë sipas kryetarit të komisionit, Ismajl Kurteshi anëtarët e bordit kanë udhëtuar jashtë vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat