Ambasadori Kosnett i inkurajuar që të rinjtë në Kosovë janë kundër korrupsionit

Kosova

Ambasadori Kosnett i inkurajuar që të rinjtë në Kosovë janë kundër korrupsionit

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 14:29
Philip Kosnett, ka thënë se ndjehet i inkurajuar duke parë rininë në Kosovë të cilët kanë qëndrime të qarta në luftën kundër korrupsionit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se ndjehet i inkurajuar duke parë rininë në Kosovë të cilët kanë qëndrime të qarta në luftën kundër korrupsionit.

“Ndjehem i inkurajuar kur i shoh kaq shumë të rinj në Kosovë të cilët kanë qëndrime kundër korrupsionit”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

“Unë përgëzoj punën e bërë në ‘Tech Camp’ për të gjetur mënyra të reja për ta luftuar korrupsionin si dhe ‘Kosovo Open 2018’, të cilët folën rreth verifikimit në sistemin gjyqësor. Ju lumtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat