Shtohen reshjet e borës, vështirësohet qarkullimi në komunikacion

Kosova

Shtohen reshjet e borës, vështirësohet qarkullimi në komunikacion

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 10:25
Ilustrim

Reshjet e mëdha të borës që kanë filluar prej orëve të mbrëmjes së kaluar kanë vështirësuar qarkullimin në rrugët e Kosovës, e veçmas në magjistralen që lidh kryeqytetin me qytetet e tjera si; Prizrenin, Pejën, Ferizajn dhe Mitrovicën.

Siç shihet në fotografitë që ka siguruar KosovaPress, bora në këtë rrugë nuk është pastruar dhe paraqet vështirësi për qarkullimin e veturave.

Javën e kaluar, për shkak të reshjeve të mëdha të borës, një veturë ka rrëshqitur në Ferizaj, ku kanë humbur jetën dy persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat