KEDS mobilizohet për shkak të motit të lig

Kosova

KEDS mobilizohet për shkak të motit të lig

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 12:41
KEDS

KEDS është i mobilizuar për shkak të motit të lig dhe në kuadër të kësaj, do të shtohen edhe 50 punëtorë që merren me prishjet në terren, dhe tashmë do të jenë 300 sish.

Kjo është bërë për t’i evidentuar dhe evituar prishjet eventuale në kohën më të shkurtër të mundshme.

Ekipet e KEDS-it do të jenë në dispozicion gjatë 24 orëve të ditës, 7 ditë të javës në mënyrë që qytetarët të kenë furnizim sa më të mirë me energji elektrike në këto ditë të ftohta dhe me reshje nëpër të cilat po kalon vendi.

KEDS ka përgatitur maksimalisht rrjetin paraprakisht për ballafaqim me kushtet e rënduara atmosferike. Ekipet e mirëmbajtjes kanë qenë në vazhdimësi duke punuar në përforcim të rrjetit, duke i zëvendësuar pajisjet e dëmtuara, sikurse duke i pastruar trasetë e rrjetit. 

Të njëjtën kohë, vetëm gjatë këtij viti janë kryer shumë investime, të cilat e kanë rinuar komplet rrjetin në dhjetëra lokalitete anembanë Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat