Vetëm në këtë orë lejohet përdorimi i fishekzjarreve në Malishevë

Kosova

Vetëm në këtë orë lejohet përdorimi i fishekzjarreve në Malishevë

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 13:55
Foto ilustrim

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj ka lëshuar urdhëresë për ndalimin e përdorimit të fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike, në zonat e banuara në territorin e Komunës së Malishevës.

Përdorimi i tyre do të lejohet vetëm në natën e ndërrimit të moteve, më 31.12.2018, nga ora 23:00, deri më 01.01.2019 në ora 00:30.

Për ekzekutimin e kësaj urdhërese është autorizuar Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës, duke zbatuar të gjitha masat ligjore që parapara.

Po ashtu, edhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, në Komunën e Malishevës, ditë më parë, ka lëshuar një apel, për mospërdorim të mjeteve piroteknike, me moton “Pa fishekzjarre je i sigurt Ti dhe të Tjerët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat