Gjatë 24 orëve të fundit në Klinikën e Gjinekologjisë në QKU kanë lindur gjithsej 22 foshnja.
“Në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka pasur gjithsej 22 lindje, gjatë 24 orëve të fundit. Prej tyre, 15 janë meshkuj dhe 8 femra. Ndërsa, një nënë ka lindur binjakë.
5 lindje kanë qenë me operacion, përderisa 6 nëna kanë lindur për herë të parë”, thuhet në njoftimin për media.