Veseli: Nëse Serbia nuk e kupton, do ta bëjmë që ta ndjejë shtetin e Kosovës

Kosova

Veseli: Nëse Serbia nuk e kupton, do ta bëjmë që ta ndjejë shtetin e Kosovës

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 12:45
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk mundet ta sheh Kosovën nga perspektiva integruese e Serbisë, pasi rruga jonë integruese nuk kalon andej. Kurse, nëse Serbia nuk e kupton, do ta bëjmë që ta ndjejë shtetësinë e Kosovës.

Veseli e nisi konferencën me falënderimin për përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili është parë edhe në letrën e presidentit Donald Trump dërguar presidentit Thaçi

Veseli tha se javën që shkoi janë marrë vendime të mëdha, siç është edhe votimi i tri projektligjeve për FSK-në.

Ai tha se Kosova asnjëherë nuk ka mundur të dërgojë mallra në Serbi, ndërsa mallrat e Serbisë kanë hyrë në Kosovë pa respektuar ligjet e shtetit tonë. Derisa përmendi bllokimin që e bën Serbia në sferën ndërkombëtare, tha se institucionet e Kosovës vendosën masën prej 100 përqind për produktet serbe.

Veseli: Nuk kemi pritur që Bashkimi Evropian të reagojë vetëm ndaj nesh

“Kjo masë ishte reagim për të treguar se bllokimi sjell vetëm bllokues për të dy anshëm. Kemi pritur reflektim balansues të Bashkimit Evropian për këtë situatë, që ulë tensionet dhe mohon politikat bllokuese për dy palët njësoj. Nuk kemi pritur që Bashkimi Evropian të reagoj vetëm ndaj nesh. Kjo mungesë balance e Bashkimit Evropian te qytetarët e Kosovës te qytetarët e Kosovës me të drejt ka krijuar përshtypjen e njëanshmërisë  së Bashkimit Evropian. Thirrjet e Serbisë për heqjen e taksës dhe përsëritja e tyre nga bashkësia evropian pa i bërë thirrje edhe Serbisë që të heq dorë nga qasja e saj bllokuese, po i shqetësojnë me të drejt qytetarët e Kosovës. Ata kërkojnë që sovraniteti dhe integriteti të mbrohet dhe të respektohet“, ka thënë ai.

Veseli tha se Bashkimi Evropian nuk mundet që Kosovën ta sheh nga perspektiva integruese e Serbisë. Ndërsa, për këtë të fundit pati një porosi.

Veseli: Nëse Serbia nuk e kupton, do ta bëjmë që ta ndjejë shtetin e Kosovës

“Argumentet e tipit se me krijimin e shtetit të Kosovës, Serbia ka humbur shumë dhe tani është koha që edhe Kosova të humb diçka nuk janë as racionale  dhe nuk i shërbejnë paqes, as pajtimit dhe as arritjes së marrëveshjes në mes dy vendeve tona. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Bashkimi Evropian nuk mundet që Kosovën ta sheh nga perspektiva integruese e Serbisë. Rruga integruese  e Kosovës për në Bruksel nuk kalon dhe nuk ka për të kaluar ndonjëherë përmes Beogradit. Serbia duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe është i detyruar të jetojë me këtë fakt në shekujt që do të vijnë. Nëse nuk e kupton ne do ta bëjmë që ta ndjej shtetin e Kosovës çdo ditë e më shumë”, tha Veseli.

Veseli shtoi se presin nga bashkësia evropiane që në dialog të garantojë parimin e barabartë të të dy palëve, por gjithashtu ta trajtojë në mënyrë të balancuar çështjen e bllokimit të dyanshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat