Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për kontrabandë

Kronikë e zezë

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për kontrabandë

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj kundër të pandehurit L.A., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Tregtia e ndaluar”.

Sipas kumtesës për media, i pandehuri, me urdhër të prokurorit të shtetit gjendet në ndalim prej datës 18 dhjetor 2018 sepse ekziston dyshimi i bazuar se më datën 18.12.2018, pa autorizim ka blerë dhe shkëmbyer mallin ashtu që pas kontrollit nga Njësiti Antikontrabandë-Dogana e Kosovës, në automjet kanë hasur cigare pa banderola, gjithsej 950,000 copë nga Maqedonia, të njejtat iu kanë sekuestruar, me ç’rast i  iu ka shmangur detyrimeve doganore në shumë prej 52, 545.60 Euro. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat