30 ditë paraburgim për posedim dhe shpërndarje të narkotikëve

Kronikë e zezë

30 ditë paraburgim për posedim dhe shpërndarje të narkotikëve

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 11:22
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj kundër të pandehurit F.A., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Sipas kumtesës për media, të pandehurit, me kërkesë të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e paraburgimit 30 ditë sepse ekziston dyshimi i bazuar se më datë 17 dhjetor 2018, në kuadër të planit operativ “Stop Drogave në Shkollë” nga ana e Drejtorisë së Hetimit të Trafikimit me Narkotik (DHTN), në afërsi të shkollës, tek i pandehuri është gjetur një sasi e lëndës narkotike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat