Njësitet policore të Drenasit sot kanë arrestuar dy persona të dyshuar për një rast të grabitjes së armatosur, që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, në një pompë derivatesh në fshatin Sankovc të Drenasit.
“Rasti ka ndodhur në një pompë derivatesh , ku viktimës nën kërcënimin e armës nga persona të armatosur dhe maskuar i janë marrë para të gatshme.
Menjëherë pas raportimit të rastit, njësitet policore kanë ndërmarrë një aksion i cili ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar:
A. N, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
Sh. K, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës.
Konform kompetencave policore me autorizim të prokurorit të shtetit, janë bërë bastisje në dy lokacione, ku policia ka gjet dhe konfiskuar :
një pushkë e gjatë automatike ,
një revole ,
një çantë, disa rroba , (kapuç , doreza etj. ) gjëra këto të cilat dyshohet se janë përdorur nga të lartcekurit për grabitje
Personat e arrestuar janë dërguar në qendrën rajonale të mbajtjes në Prishtinë, për përfundimin e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore e procedurale para se rasti t’i kalojnë gjykatës. Të njëjtit dyshohet të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë”, tha policia.