E godet me thikë në kraharor, ngrihet aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë

Kronikë e zezë

E godet me thikë në kraharor, ngrihet aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 16:20
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër E.B., për veprën penale lëndim i rëndë.

Sipas aktakuzës, i pandehuri E.B., më datë 18.09.2018, në  Stacionin e Autobusëve në Gjakovë, i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore të dëmtuarit H.C., duke e goditur me thikë, me ç’rast i ka shkaktuar plagë në pjesën e majtë të kraharorit.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat