Pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete tre persona të dyshuar meshkuj në Mitrovicë.
Dy prej tyre më pas janë shoqëruar në stacion policor ndërsa i dyshuari i tretë nuk është takuar nga policia.
Në lidhje me rastin është konfiskuar edhe një pistoletë me 8 fishekë.
Njëri nga të dyshuarit kishte pësuar lëndime.
Pas intervistimit dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar me procedurë të rregullt.