Istog, aksident me fatalitet

Kronikë e zezë

Istog, aksident me fatalitet

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 14:32
Ilustrim

Përmes raportit 24 orësh Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Istog ka ndodhur një vet aksident në trafik, si pasojë e së cilit ka mbetur i vdekur vozitësi që drejtonte veturën.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdestar në qendrën e mjekësisë familjare në Istogu.

Në vendin e ngjarjes kanë ndalur njësitë policore  dhe prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit trupi i pa jetë i viktimës ju lirohet familjarëve për ceremoni mortore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat