Aksident me fatalitet, një i vdekur dhe 18 të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident me fatalitet, një i vdekur dhe 18 të lënduar

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 09:13
Ilustrim

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Ferizaj, konkretisht në fshatin Qallapek, ku si pasojë ka vdekur ka vdekur një person dhe janë lënduar tetëmbëdhjetë persona të tjerë.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur në mes një autobusi të udhëtareve dhe një automjeti me tabela të shtetit të Gjermanisë, me vozitës mashkull.

“Si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të rënda trupore vozitësi i automjetit viktima mashkull, ka ndërruar jetë. Gjithashtu lëndime të lehta trupore kanë pësuar vozitësi i autobusit dhe shtatëmbëdhjetë persona tjerë, tetë meshkuj dhe nëntë femëra, të cilët kanë marrë tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Rastit iu kanë përgjigjur njësitet relevante policore.

Me urdhrin e prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML, ndërsa, vozitësi i dyshuar është dërguar në qendrën e mbajtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat