Sulmohet policët në Deçan dhe Pejë

Kronikë e zezë

Sulmohet policët në Deçan dhe Pejë

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 09:53
Ilustrim

Një person është arrestuar në Deçan, pasi në gjendje të dehur ka ofenduar dhe i ka sulmuar fizikisht dy zyrtar policor në detyrë.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Ndërsa, në Pejë ankuesi mashkull ka njoftuar se po kërcënohej nga vëllai i tij dhe në momentin e paraqitjes të tre zyrtareve policore në detyrë, i dyshuari fillon të kundërshtoj policët dhe bëhet shumë agresiv, në një moment merr edhe një thikë me qëllim sulmi.

Gjatë futjes së situatës nën kontroll nga zyrtarët policor është përdorur Sprej “OC”, me ç’ rast lëndim të lehtë trupor merr një zyrtar policor.

I dyshuari pas arrestimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat