Aksident në aksin Lezhë - Laç

Kronikë e zezë

Aksident në aksin Lezhë - Laç

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 22:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë rrugor, me të plagosur nga dyshimet paraprake, ka ndodhur orët e vona të kësaj të hëne në autostradën Lezhë-Laç.

Sipas raportimeve nga vendngjarja dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në afërsi të urës së Milotit.

Policia, ambulanca dhe zjarrfikësja kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, për të ofruar ndihmën e shpejtë.

Ndërkohë, po hetohet edhe për shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit rrugor. Kushtet e rënduara të motit mund të jenë një nga shkaqet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat