Aksident i rëndë në Lezhë, 5 të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Lezhë, 5 të lënduar

Më: 25 dhjetor 2018 Në ora: 07:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë rrugor, me 5 persona të lënduar, ka ndodhur orët e vona të së hënës në aksin rrugor Milot-Lezhë, mbi urën e lumit Mat.

Sipas policisë, një automjet tip Ford Focus dhe një tip Golf, janë përplasur me njëri-tjetrin në afërsi të urës së Matit.

Policia, ambulanca dhe zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, për të ofruar ndihmën e shpejtë, ndërsa shtetasit A.I. 26 vjeç, A.I. 67 vjeç, dhe A.T. 24 vjeç, të tre nga Shkodra, janë dërguar në spitalin rajonal të Lezhës, jashtë rrezikut për jetën.

Dy të tjerët që udhëtonin me mjetin tip Golf, K.F. 34 vjeç e A.F. 33 vjeçe, janë banues në Tiranë dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës në kryeqytet, për ndihmë më të specializuar, por edhe këta janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia po heton edhe për shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit rrugor, ku kushtet e rënduara të motit dyshohen si shkaktari paraprak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat