Ja çfarë ndodh nëse postoni në rrjete sociale duke gjuajtur me armë

Kronikë e zezë

Ja çfarë ndodh nëse postoni në rrjete sociale duke gjuajtur me armë

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 12:34
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Deiq të Klinës, pasi kishte postuar në rrjete sociale një video në të cilën ai duket duke gjuajtur me armë nga oborri i shtëpisë së tij.

Rasti ka ndodhur më 24 dhjetor, në ora 22.00, njofton sot Policia e Kosovës në raportin e saj të rregullt.

Në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz e cila dyshohet se ishte përdorur nga i dyshuari, po ashtu në oborr të shtëpisë janë gjetur dhe konfiskuar 6 gëzhoja të fishekëve.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat