Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksident trafiku në fshatin Dragobil të Malishevës.
“Lidhur me rastin e raportuar fillimisht si aksident trafiku me lëndime të rënda trupore me përfshirjen e një automjeti me vozitës të pa njohur dhe një këmbësori mashkull K/Shqiptar, me datë, 26.12.2018-17:00, si pasoj e lëndimeve të rënda trupore, viktima-këmbësori në QKUK ka ndërruar jetë”, njofton Policia.
Me vendimin e prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML.
Rasti është proceduar dhe po hetohet nga Polica.