Makina bie në kanal, lëndohet shoferi në Fier

Kronikë e zezë

Makina bie në kanal, lëndohet shoferi në Fier

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 09:37
Pamje nga aksidenti

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 7:00 në Fier. Një automjet tip “Ford” fokus ka rënë në kanal në kthesën e Portëzës në aksin Fier-Patos.

Drejtuesi i makinës me targa AA 726 EG Adriano Saliaj, 25 vjeç mësohet se ka humbur kontrollin e automjetit duke përfunduar në kanalin anës rrugës.

Drejtuesi i automjetit është transportuar në spital ku sipas mjekëve se është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat