Vrasja në Istog, policia arreston vëllain e grabitësit Kamer Metaj dhe një të afërm të tyre

Kronikë e zezë

Vrasja në Istog, policia arreston vëllain e grabitësit Kamer Metaj dhe një të afërm të tyre

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 16:27
Pamje nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja, polici I.Demaj. (Foto ilustrim nga "Bota sot")

(E plotësuar) - Lidhur me rastin e vrasjes që ka ndodhur sot pasdite në Istog, ku u vra polici Izet Demaj dhe grabitësi i dyshuar, Kamber Metaj, janë arrestuar dy persona.

Lajmin e ka konfirmuar policia e Kosovës.

"Si rezultat i vazhdimit të hetimeve intensive, Policia e Kosovës ka arritur ti arrestojë edhe dy persona të dyshuar, të cilët dyshohet të kenë qenë të përfshirë në rastin e tentim grabitjes.

Njëri nga personat e dyshuar tanimë të arrestuar (Y. M. ) është vëllau i të dyshuarit kryesor i vrarë në vendin e ngjarjes, ndërsa personi i dytë i arrestuar (U. M.) është i afërm i tyre.

Njësitet relevante policore me urdhëresë të Prokurorisë kompetente kanë kryer bastisje në dy lokacione, me ç’rast kanë konfiskuar një veturë e cila dyshohet të jetë e përdorur në rast si dhe disa pajisje elektronike-telefona, të cilat do të shërbejnë si dëshmi.

Me vendim të Prokurorit kompetent, personave të arrestuar iu është caktuar masa e ndalimit prej 48-orëve.

Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar në vazhdimin e hetimeve intensive lidhur me rastin", thuhet në komunikatën e policisë.

Ky është polici që u vra në Istog, pas përplasjes me armë zjarri me grabitësit

Të shtëna me armë pati pasditen e sotme në Istog.

I vdekur ka mbetur një person i cili dyshohet se tentoi të plaçkit një bankë.

Pas shkëmibmit të armëve, një polic ka mbetur i plagosur. Indeksonline mëson se pjestari i PK-së që ka mbetur i plagosur është I.Demaj.

Image

***

Nga plagët e rënda ka ndërruar jetë pjesëtari i Policisë së Kosovës, Izet Demaj, derisa në vendin e ngjarjes ka vdekur edhe personi që tentoi të grabiste bankën, Kamer Metaj.

Në një intervistë për media, Zeqir Mehmetaj ka rrëfyer për momentet e para pas plagosjes së dy personave.

Gazetari Mehmetaj, ka përcjellur ngjarjen pak minuta pasi ka ndodhur përleshja mes grabitësit dhe Policisë së Kosovës.

“Por për fatin tonë të keq ne jemi të parët që pas dy minutave kur ka ndodhë ngjarja, distancë prej afro 50 metrash lokacioni ku ka ndodh rasti kemi qenë larg, ne kemi mbrri pas dy minutash, kemi mbrri kur dy viktimat ende kanë qenë gjallë. Është ky një rast që ka tmerru, ka shqetësu dhe më ka terrorizu banorët e Istogut, pasi që Istogu nuk është një vend që me pas tema të tilla shumë. Ne kemi marrë informacione nga njerëzit që kanë qenë në bankë gjatë kohës së plaçkitjes. Njëri prej dëshmitarëve ka deklaruar se është future në bankë dhe ai i armatosur i mbuluar me gjithë fasha, dhe  i ka urdhëruar të shtrihen për toke personat që ishin aty, pastaj punonjësit e bankës kanë kërkuar nga grabitësi t’i japin pak kohë derisa t’i mbledhin lekët, gjë e cila u ka ndihmuar shumë Policëve të Kosovës për rastin”, ka theksuar mes tjerash dëshmitari Mehmetaj.

Nga plagët e rënda ka ndërruar jetë pjesëtari i Policisë së Kosovës, Izet Demaj, derisa në vendin e ngjarjes ka vdekur edhe personi që tentoi të grabiste bankën, Kamer Metaj.

Në një intervistë për media, gazetari Zeqir Mehmetaj ka rrëfyer për momentet e para pas plagosjes së dy personave.

“Por për fatin tonë të keq ne jemi të parët që pas dy minutave kur ka ndodhë ngjarja, distancë prej afro 50 metrash lokacioni ku ka ndodh rasti kemi qenë larg, ne kemi hyrë pas dy minutash por që të dy viktimat ende kanë qenë gjallë. Më ka tmerru dhe më ka terrorize rasti, pasi që Istogu nuk është një vend që me pas tema të tilla. Njëri prej dëshmitarëve ka deklaruar se kur grabitësiështë future në  bankë i armatosur i ka urdhëruar të shtrihen për toke personat që ishin aty”, ka theksuar mes tjerash dëshmitari Mehmetaj.

Me rastin në fjalë po merren organet e hetuesisë.Të gjitha njësitet policore nga niveli lokal, rajonal dhe ai qendror, kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, fillimisht duke bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, sigurimin e personelit dhe qytetarëve, me qëllim të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, si dhe hetimit rreth përfshirjes së mundshme edhe të ndonjë personi tjetër të dyshuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Polici i ndjerë u lajmërua i pari, i dyshuari e gjuante pandërprerë

Prokurorja e rastit në Istogu ku dy persona kanë mbetur të vdekur, Sadije Gashi, ka dhënë detaje lidhur me rastin e pasdites së sotme.

Ajo ka thënë se personi i dyshuar për vjedhje ishte futur në “NLB Banka” për të kryer vjedhje. Sipas saj, polici i ndjerë i ishte përgjigjur i pari thirrjeve për intervenim.

Ka thënë se nga banka ka gjuajtur me armë zjarri, ku në të njëjtën mënyrë sipas saj i është përgjigjur edhe polici.

Ka deklaruar se i dyshuari për vjedhje kishte gjuajtur në të gjitha drejtimet me armë zjarri.

“Polici i ndjeri tani besohet se i është përgjigjur i pari thirrjes.  Pas gjuajtjeve me armë zjarri nga i dyshuar që nga qenë nga zyrat e NLB banka, i njëjti i është përgjigjur edhe polici ku më pas rrugës për spital të Pejës ka ndërruar jetë”, ka deklaruar ajo.

“Gjatë gjithë kohës ka gjuajtur me armë në drejtime të shumta.  Mbetet me u hetua nëse ka qenë në bashkëpunim me dikë”, ka thënë ajo.

Prokuroja ka deklaruar se policia ka vepruar sipas rregullave duke e paralajmëruar të dyshuarin, por ai sipas saj nuk ka ndalur të shtënat.

“Policia sipas të gjitha gjasave ka vepruar rregullave. Është paralajmëruar nga policia por i dyshuari nuk është ndalur duke gjuajtur me armë. Tek i njëjti është gjetur edhe granata e dorës”, ka deklaruar ajo.

Po ashtu ka thënë se trupi i të ndjerit nuk është larguar ende nga vendi i ngjarjes pasi është duke u pritur ekipi i obduksionit nga Prishtina.

“Këtu është dashur të thirret krim teknik e cila është duke i bërë të gjitha ekspertizat. Po presim që nga Prishtina të vinë edhe ekipi për obduksion”, ka deklaruar ajo.

Kjo ishte e kaluara kriminale e grabitësit që u vra në Istog

Grabitësi në Istog ishte rikthyer nga Gjermania para tri vitesh, ku kishte vuajtur një dënim prej 17 vitesh burgim.

Prokurorja e rastit Sahide Gashi ka thënë për kallxo se dorasi është nga fshati Shushicë e Istogut dhe dyshohet se ka të kaluar kriminale në Gjermani.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka dhënë detaje për ngjarjen e cila ndodhi sot në Istog, ku mbetën të vdekur një person dhe një zyrtar i Policisë së Kosovës.

“Sipas prokurores kujdestare, e cila është në vendin e ngjarjes, dyshohet se cak i grabitjes ka qenë një bankë në qendër të Istogut. Një zyrtar policor ka hasur në njërin nga grabitësit, ku i dyshuari K.M. ka shtënë me armë në drejtim të zyrtarit policor I.D., ku si pasojë e plagëve zyrtari policor ka ndërruar jetë”, ka thënë Nikçi

Ja cilës parti politike i përkiste grabitësi i vrarë në Istog

Gazeta "Bota sot" mëson se garbitësi i vrarë në Istog është K.Metaj.

Poashtu, "Bota sot" mëson se Metaj ishte përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje. Të paktën kështu shihet në fotot publikuara në rrjetin social të të ndjerit.

Image
Image

****

Personi që mori jetën e policit Izet Demaj sot në Istog dhe i cili pastaj u vra nga policët, kishte të kaluar kriminale dhe me vete kishte disa armë zjarri, si një granatë dore, një revole dhe një armë AK-47 me municion.

“Personi i dyshuar në përpjekje për tu larguar nga vendi i ngjarjes ka shtënë me armë zjarri drejt zyrtarëve policor, të cilët në vetë mbrojtje të tyre dhe të qytetarëve janë detyruar ti përgjigjen me armë zjarri, duke e neutralizuar dhe duke e lënë të plagosur personin e dyshuar.

Gjatë intervenimit policor, si pasojë e shkëmbimit të armëve të zjarrit një zyrtar policor është plagosur rëndë, dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Pejës”, thuhet në versionin zyrtar të Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës ka njoftuar:

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Sot me 27.12.2018 rreth orës 15:35, në filialin e bankës së NLB-së në Istog, ka ndodhur një rast tentim grabitje e armatosur.

Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore për t’iu përgjigjur vendit të ngjarjes, ku me të arritur në atë lokacion kanë hasur në personin e dyshuar i cili posedonte një armë zjarri të gjatë, si dhe dyshohej që kishte marrë pengë dy persona.

Personi i dyshuar në përpjekje për tu larguar nga vendi i ngjarjes ka shtënë me armë zjarri drejt zyrtarëve policor, të cilët në vetë mbrojtje të tyre dhe të qytetarëve janë detyruar ti përgjigjen me armë zjarri, duke e neutralizuar dhe duke e lënë të plagosur personin e dyshuar.

Gjatë intervenimit policor, si pasojë e shkëmbimit të armëve të zjarrit një zyrtar policor është plagosur rëndë, dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Pejës.

Të gjitha njësitet policore nga niveli lokal, rajonal dhe ai qendror, kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, fillimisht duke bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, sigurimin e personelit dhe qytetarëve, me qëllim të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, si dhe hetimit rreth përfshirjes së mundshme edhe të ndonjë personi tjetër të dyshuar .

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, në afërsi është gjetur një granatë dore, një armë zjarri revole dhe një armë AK-47 me municion, të cilat i ka poseduar i dyshuari.

Disa orë më vonë nga mjekët kompetent është konfirmuar vdekja e zyrtarit policor (I. D.) i cili ka shërbyer në stacionin policor Istog, si dhe vdekja e personit të dyshuar (K. M.) viti i lindjes 1968 nga fshati Shushicë e Ulët – Istog.

Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se personi i dyshuar posedon të kaluar kriminale të kryer në disa vende të Evropës.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, ruajtjes së jetës dhe pronës si dhe parandalimin dhe arrestimin e kryerësve të veprave penale.

**

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në komunën e Istogut. Në qendër të këtij qyteti ka pasur një përleshje me armë zjarri mes policisë dhe grabitësve që kishin tentuar ta grabitnin një bank në qendër të Istogut.

Fatkeqësisht, nga kjo përleshje me armë ka mbetur i vdekur polici Izet Demaj dhe grabitësi K.Demaj.

Raportohet se një tjetër grabitës ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Gazeta "Bota sot" ka mësuar se grabitësi i bankës në Istog dyshohet të jetë K.Metaj.

I njëjti mbeti i vrarë pas shkëmbimit me arme me pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Image

 

***

Në Istog është njoftuar se ka vdekur një person dhe është lënduar një Polici i Kosovës.

Por, avokati i njohur, Besnik Berisha ka njoftuar se dyshohet se polici i plagosur nuk ka mundur t`i përballoj plagët dhe ka ndërruar jetë.

Postimi i plotë:

Tragjedia qenka edhe me e madhe, edhe nje polic dyshohet qe nuk ka arrite t'u mbijetoje plageve te marra.

E hidhur dhe trishtuese...!

***

Të shtëna me armë pati pasditen e sotme në Istog.

I vdekur ka mbetur një person i cili dyshohet se tentoi të plaçkit një bankë.

Pas shkëmibmit të armëve, një polic ka mbetur i plagosur.  Mësohet se pjestari i PK-së që ka mbetur i plagosur është I.Demaj.

Image

***

Para pak minutave, në qendër të Istogut, ka ndodhur një përleshje me armë zjarri, me ç'rast po dyshohet se ka të vdekur e të lënduar rëndë.

Sipas mediave vendore, i vrarë ka mbetur një person deri më tani i paidentifikuar që po tentonte të kryente një grabitja, e i plagosur është edhe një polic i Kosovës me inicialet I.D. 

I njëjti është përcjellë për në Spitalin e Pejës.

Deri më tani dyshohet se rasti ka ndodhur kur një person ka tentuar të hyjë në një bankë për të kryer një grabitje e pas kësaj policia është detyruar të qëllojë në drejtim të tij.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje për rastin.

Image

 

Image

 

***

Para pak çastesh në qytetin e Istogut, një person ka mbetur i vdekur, pasi ishte zënë nga Policia duke tentuar të grabis në një bankë.

Pos viktimës, një polic ka mbetur i plagosur, i cili ishte përleshur me të dyshuarin.

Sipas mediave vendore, lokaleve përreth u është kërkuar të evakohen pasi dyshohet se në vend të ngjarjes ka sasi të eksplozivit. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat