Detaje nga vdekja e dy grave mbrëmë në Prishtinë: Po ktheheshin nga ndeja e fundvitit e një banke

Kronikë e zezë

Detaje nga vdekja e dy grave mbrëmë në Prishtinë: Po ktheheshin nga ndeja e fundvitit e një banke

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 09:04
Pamje nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja

(E plotësuar) - Mbrëmë kanë humbur jetën dy gra, punëtore të një banke që operon në gjithë Kosovën. Media mëson se të ndjerat po ktheheshin nga ndeja e punës e organizuar për fundvit që u mbajt mbrëmë në periferi të kryeqytetit. Policia ka dhënë inicialet e viktimave bëhet fjalë për L.S (femer) 23 vjeç dhe K. H ( femer ) 31 vjeç.

Në këtë bankë (emri s’i publikohet qëllimisht), njëra prej viktimave ishte punëtore e tjetra praktikante, thanë burime të Express.

Rasti po cilësohet si vetakasident ku lënime kanë marrë edhe dy persona tjerë, ngasësi i veturës dhe një tjetër pasagjer.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtarja për informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth ores 02:00 ne rrugen Prishtine -Ferizaj ka ndodhur nje vet aksident trafiku me pasoja fatale. Ne kete aksident ka qene i perfshire nje automjet i tipit Pasat qe per shkaqe te panjohura deri tani ka humbur kontrollin dhe eshte vetaksidentuar. Lendime te renda trupore kane marre kater persona ngasesi dhe tre pasagjerë.  Dy nga pasagjeret nuk kanë mumdur te perballojne plaget e shkaktuara nga aksidentit dhe ne vend ngjarje  kane nderruar jetë”, tha ajo.

Vdekjen e viktimave, L.S (femer) 23 vjeç dhe K. H ( femer ) 31 vjeç e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vendin e ngjarjes, ndersa ngasesi i automjetit dhe nje pasagjer tjeter jane derguar ne QKUK. Me rastin po merren njesiti i trafikut.

Shumë shpejt detaje të reja nga rasti....

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, vdesin dy femra dhe dy persona të lënduar rëndë

Natën e mbrëmshme ka ndodhur një aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, ku kanë mbetur dy persona të vdekur dhe dy të tjerë janë të lënduar rëndë.

Këtë e ka konfirmuar për mediat vendore edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se si pasojë e aksidentit kanë vdekur dy femra, L.S 23 vjeçare dhe K.H 31 vjaçare.

“Sot rreth orës 02:00 në rrugën Prishtinë -Ferizaj ka ndodhur një vet aksident trafiku me pasoja fatale. Në ketë aksident ka qene i përfshire një automjet i tipit Pasat qe për shkaqe te panjohura deri tani ka humbur kontrollin dhe është vetë aksidentuar. Lëndime të renda trupore kanë marre katër persona, ngasësi dhe tre pasagjerë.  Dy nga pasagjeret nuk kanë mundur te përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidentit dhe ne vend ngjarje  kane ndërruar jetë.Viktimat janë L.S (femër) 23 vjeç dhe K. H ( femër ) 31 vjeç . Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vend ngjarjes, ndërsa ngasësi i automjetit dhe një pasagjer tjeter jane derguar ne QKUK. Me rastin po merren njësiti i trafikut” ka thënë Ahmeti.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat