Arrestohet 20-vjeçari, vodhi motoçikletën me një minoren

Kronikë e zezë

Arrestohet 20-vjeçari, vodhi motoçikletën me një minoren

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 10:54
Ilustrim

Një i ri nga Librazhdi është arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi dyshohet se ka vjedhur në bashkëpunim me një minoren një motoçikletë në pronësi të shtetasit B.D. Duke iu referuar njoftimit të policisë, në pranga ka përfunduar i riu E.N, ndërsa një 15-vjeçar po procedohet në gjendje të lirë  si bashkëpunëtor i të arrestuarit.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, arrestuan në flagrancë shtetasin:  E.N., 20 vjeç, banues në Librazhd. Si dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin A.O., 15 vjeç banues në Librazhd. Arrestimi dhe procedimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se kanë vjedhur motoçikletë në pronësi të shtetasit B.D., banues në Librazhd”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale ” Vjedhja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat