Vetura godet vëlla e motër në Skenderaj, vdes 13 vjeçari

Kronikë e zezë

Vetura godet vëlla e motër në Skenderaj, vdes 13 vjeçari

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 19:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qytetin e Skenderajt.

Një veturë ka goditur dy këmbësor të mitur, përkatësisht vëlla e motër.

Si pasojë e aksidentit ka vdekur fëmija i moshës 13 vjeçare ndërsa motra e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti  ka dhënë detaje nga ky rast.

Ai ka treguar se i dyshuari është arrestuar dhe se gjendet në ndalim policor.

“Po aksidenti ka ndodhur në qytetin e Skenderajit, ku vetura ka goditur dy këmbësor, në këtë rast dy fëmijë. Të lënduarit janë dërguar nga spitali i Mitrovicës në QKUK në Prishtinë. Por, rreth orës 18 e 50 na kanë njoftuar se njëri nga fëmijët, djali i moshës 13 vjeçare ka ndërruar jetë”, ka thënë Zaiti.

Ai ka shtuar se i dyshuari, përkatësisht shkaktari i aksidentit është arrestuar dhe ndaj tij është shqiptuar masa e ndalimit policor.

***

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot pasdite në qytetin e Skenderajt.

Një veturë ka shkelur dy fëmijë (vëlla e motër) dhe një grua afër spitalit  në këtë qytet.

Por, fëmija i moshës 13 vjeçare nuk ka arritur t’i mbijetojë lëndimeve të marra dhe ka ndërruar jetë në QKUK.

“Të dytë i kam sjellë në QKUK, ku djali i moshës rreth 12-13 vjeçar ka vdekur. Ndërsa, motra e tij e vogël 2 vjeçare është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë një i afërm i tyre.

Ndërsa, për fatin e gruas së përfshirë në aksident nuk dihet dhe nuk ka lidhje familjare me fëmijët.

Rastin e kanë konfirmuar edhe zyrtarë të QKUK-së, sipas të cilëve viktima kishte arritur në gjendje të rëndë.

Ekipet policore kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin që ka goditur me veturë këmbësorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat