Në listën e të rrezikshmëve, ky është shqiptari i kapur në Spanjë

Kronikë e zezë

Në listën e të rrezikshmëve, ky është shqiptari i kapur në Spanjë

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 12:45
Florenc Nishku

Ishte në arrati dhe për të ekzistonte një mandat arresti prej një dekade. Ai kërkohej në të gjithë Europën, por pas 11 vitesh në arrati është arrestuar në Spanjë. Bëhet fjalë për 38-vjeçarin shqiptar Florenc Nishku, i dënuar me burg përjetë për një vrasje të ndodhur në Botticino Sera (Brescia) në 2007.

Shqiptari i arrestuar falë hetimeve të karabinierëve të komandës provinciale të Milanos dhe policisë spanjolle, u prangos në Tarragona, pranë Barcelonës.

VRASJA

Ngjarja kishte ndodhur mbrëmjen e 4 shtatorit në një parking në rrugën “Cavour” në Botticino Sera. Florenc Nishku goditi në zemër me thikë një tjetër shqiptar, 25-vjeçarin Spiro Binjaku. Vrasja, siç shpjegohet nga karabinierët, ndodhi në kulmin e një sherri lidhur me aktivitetin e shfrytëzimit të prostitucionit. Në të njëjtën ngjarje Nishku theri edhe një burrë tjetër që ishte me viktimën.

ARRATIA

Pas krimit, shqiptari u kthye në një fantazmë: ai kishte ndërruar emrin dhe jetonte midis Spanjës dhe Holandës, edhe falë mbulimit të të afërmve, miqve dhe një rrjeti të ngushtë miqsh në qytetin e tij Elbasan, qyteti i dytë më i madh në Shqipëri.

Nishku ishte në listën e të arratisurve më të rrezikshëm nga Ministria e Brendshme e Shqipërisë. Mossos d’Esquadra, policia katalanase, e ndaloi atë në Tarragona, ndërsa ishte në makinën e vëllait të tij. Ai u dërgua në burg duke pritur ekstradimin në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat