Aksident i rëndë në Negroc të Drenasit, disa të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Negroc të Drenasit, disa të lënduar

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 17:56
Pamje nga aksidenti

Një aksident trafiku me persona të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në fshatin Negroc të Drenasit.

Dy automjete janë përplasur mes veti ku si pasojë disa persona kanë marrë lëndime trupore.

Në vendin e aksidentit menjëherë ka dalë policia dhe autoambulanca e cila i ka bartur për në Drenas të lënduarit.

Policia e Kosovës ka bërë shikimin e vendit të ngjarjes dhe ka kryer të gjitha procedurat për hetimin e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat