Incidenti në Pejë: Mësohet identiteti i personit që mbeti i plagosur, flet Policia e Kosovës

Kronikë e zezë

Incidenti në Pejë: Mësohet identiteti i personit që mbeti i plagosur, flet Policia e Kosovës

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 22:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotesuar) - Një person është plagosur në mbrëmjen e sotme në rrugën “Uesli Klark” në Pejë, nën rrethana ende të panjohura, ndërkohë që policia është shpërndarë në gjithë zonën sipas një plani operacional për kapjen e personave të dyshuar.

Xhevat Ibraj nga Policia rajonale e Pejës, ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 22.02, kur edhe është raportuar për të shtëna me armë zjarri nga dy vetura në lëvizje.

“Patrulla policore ka dalë në vendi e ngjarjes dhe ka hasur në një veturë ku ndodheshin dy persona, vozitësi dhe pasagjeri. Vozitësi ka qenë i plagosur me armë zjarri, kurse pasagjeri ka shpëtuar pa lëndime, ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe gëzhoja plumbash”, tha Ibraj.

Personi i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Në vendngjarje ka dalë, përveç policisë, edhe prokurori i shtetit për të hetuar rastin dhe ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për vrasje në tentativë.

Ibraj tha se policia është shpërndarë në gjithë zonën sipas një plani operacional që aktivizohet për raste të tilla, për kapjen e personave të dyshuar.

Mjeku tregon gjendjen e të plagosurit në Pejë

Mjeku kujdestar i Spitalit Rajonal të Pejës, Bujar Vrella, ka japur detaje rreth personit të plagosur sonte me armë zjarri në Pejë.

Dr. Vrella tha për Kallxo se pacienti është i plagosur në të dy këmbët.

“Pacienti është jashtë rrezikut për jetë. Ai ka frakturë nën gjurin e djathtë. Është i plagosur në të dy këmbët”, tha dr. Bujar Vrella, kirurg.

Mjeku e konfirmoi se pacienti është i plagosur me armë zjarri.

Sipas tij, pacienti do të qëndrojë në repartin e Ortopedisë.

Në një incident të armatosur rreth orës 22 :00 te Parku i Vogël i qytetit është plagosur Besim Lajqi.

Lajqi ishte i shoqëruar nga Xhevdet Kelmendi kur persona të panjohur kanë shtënë në drejtim të tyre.

Prokurorja Sahide Gashi tha për Kallxo se dyshojnë se Xhevdet Kelmendi ishte caku i sulmit.

Cak i sulmit me armë zjarri në Pejë, Xhevdet Kelmendi

Në orën 22:15 në qytetin e Pejës, saktësisht në rrugën “Uesli Klark” ka ndodhur një incident me armë zjarri.

Në drejtim të një veture ku ndodheshin dy qytetarë, persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri.

Mësohet se në veturë ishte Besim Lajçi, i cili edhe po voziste, ndërsa shoqëruesi i tij ishte, Xhevdet Kelmendi. Ky i fundit ishte edhe cak i sulmit, por që nuk ka marrë ndonjë lëndim trupore. Derisa Lajçi është plagosur dhe po vazhdon të marr tretman mjekësor, ku sipas policisë i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

Ndryshe, media ka raportuar pak më parë se vetura e personave të cilët janë në ndjekje nga Policia e Kosovës është gjetur e djegur afër një shkolle. Ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

***

Nga të shtënat me armë zjarri në Parkun e Vogël të Pejës ka mbetur i plagosur Besim Lajçi.

Është tentuar të merren informacione në lidhje me këtë rast nga Policia e Kosovës, mirëpo të njëjtit ende nuk kanë qenë të qasshëm.

Image

Incident në Pejë, dyshohet për vrasje 

Burime të sigurta mësojnë se një person ka mbetur i vdekur nga gjuatjet me armë në Parkun e Vogël të Pejës.

Viktima është gjuajtur nga parku me armë, derisa ishte në veturë.

Sipas të njëjtave burime, personi i qëlluar vazhdon të jetë ende në veturë.

***

Në qytetin e Pejës para pak çastesh ka ndodhur një incident.

Dëshmitarët  kanë bërë të ditur se rasti ka ndodhur në Parkun e Vogël të qytetit, deri sa të njëjtit thonë se bëhet fjalë për një vrasje.

Media po bën përpjekje të kontaktojë policinë në lidhje me rastin dhe do t’iu mbajë të informuar gjatë minutave në vazhdim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat