E therin me thikë, ngrihet aktakuzë për vrasje në tentativë dhe sulm

Kronikë e zezë

E therin me thikë, ngrihet aktakuzë për vrasje në tentativë dhe sulm

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 13:36
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve I.C. dhe E.A., për shkak të veprës penale vrasje në tentativë, ndërsa ndaj të pandehurve E.A., E.A., E.S., F.K., dhe B.K., për shkak të veprës penale sulm.

Sipas aktakuzës, të pandehurit I.C. dhe E.A., më 12 nëntor 2018, në stacion të autobusëve, në Gjilan, për shkak të një mosmarrëveshje, kanë tentuar ta privojnë nga jeta M.B., me ç’rast i pandehuri I.C. , e godet dy herë me thikë, në bel dhe në shpinë, ndërsa i pandehuri E.A., e godet dy herë me një kaçavidë, në gjoks dhe stomak, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Po ashtu, i pandehuri I.C., e godet me thikë edhe të dëmtuarin tjetër E.H., të cilit i shkakton lëndime të lehta trupore.

Gjithashtu, në kohën dhe vendin e njëjtë, të pandehurit E.A. (1997), E.A. (1994), E.S., F.K., B.K., me dashje kanë përdorë forcën, ashtu që me grushte dhe shqelma, i kanë goditur të dëmtuarit F.SH., E.H., E.SH., M.B., dhe R.V., në pjesë të ndryshme të trupit.

Të pandehurit I.C., dhe E.A. (2000), gjenden në masën e paraburgimit, ndërsa i pandehuri E.A. (1997), gjendet në masën e lajmërimit në stacionin policor, që nga data 15 nëntor 2018.

Prokurori i çështjes, ka kërkuar nga gjykata që të pandehurit të shpallen fajtorë  dhe të dënohen sipas Ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat