Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, 8 persona të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, 8 persona të lënduar

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Të paktën 8 persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë 3 vetura.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Podujevë-Prishtinë përkatësisht në fshatin Penuh.

Nga informacionet e para, të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa ende nuk dihet shkalla e lëndimeve.

Theksohet se dëmet materiale janë katastrofale. Ende nuk është bërë i ditur shkaku i aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat